Gazi e mban të fshehur nga mediat, Xhemi shkon për 'qokë' te e dashura e tij

Aktori i humorit Gazment Paja prej disa kohësh tashmë është në një lidhje të qëndrueshme që përflitet se do të kurorëzohet në martesë.

Ai është lidhur me një bukuroshe bionde të quajtur Ira Seferi, e cila e shoqëron në çdo dalje publike.

Vetë Paja, nuk ka dashur të jap shumë detaje rreth bukuroshes që i ka rrëmbyer zemrën, por në një intervistë para disa javësh ai e cilësoi atë si “E bukura e dheut”.

Por me sa duket Ira dhe prezantuesja e Portokallisë, Xhemi Shehu janë mikesha.

Kjo duket edhe tek foto e fundit që Xhemi ka publikuar para disa orësh në Story, dhe e ka cilësuar si një qokë te shtëpia e saj.

Përveç kësaj ajo dhe aktori i njohur kanë publikuar video në instastory nga i njëjti vend në Dhërmi, çka të bën të mendosh se Gazi dhe e dashura po i kalojnë bashkë pushimet e tyre dhe Xhemi ka qenë mysafire.