'Crazy Rich Asians' ngjitet në krye të box-office si filmi më i shikuar
"Crazy Rich Asians" ka kaluar çdo pritshmëri duke kryesuar shitjet në kinematë amerikanë në fundjavën që lamë pas.
Filmi i 'Warner Brothers' ku shkëlqejnë Constance Wu dhe Henry Golding është komedia e parë romantike në tre vjet që zë vendin e parë duke u ngjitur në krye të ‘box-office’ si filmi më i shikuar.
Që nga dita e daljes në kinema, 5 ditë më pari, filmi i cili kushtoi 30 milion dollarë për tu realizuar ka siguruar rreth 34 milionë dollarë në arkë.
Ky është filmi i parë në Hollywood, që përbëhet nga një kast aktorësh vetëm aziatikë.
Përshtatur nga bestseller i Kevin Kwan, Crazy Rich Asians tregon historinë e një gruaje aziatiko-amerikane që përplaset me një kulturë tjetër ku takohet me familjen shumë të pasur të të dashurit të saj në Singapor.