Presidenti i Federatës Spanjolle: Pse UEFA dënon vetëm klubet shqiptare dhe jo gjigantët si...

Ju kujtohet debati që ka shpërthyer së fundmi mes presidentit të La Liga, Havier Tebas dhe klubeve të njohura si PSG e Inter?

Epo në qendër të këtyre deklaratave janë edhe klubet shqiptare.

Më saktësisht, Havier Tebas i referohet dënimeve që janë dhënë ndaj tyre sa i përket Fair Play Financiar, me siguri duke iu referuar atij të Tiranës që është i vetmi që u bë publik në faqen e UEFA-s.

“Duhet t’i bëjmë vetes pyetjen se pse disa klube fryjnë shifrat e transferimeve të lojtarëve.

E kam fjalën për PSG, por edhe për Juventus që mori Ronaldon, apo Interin që nuk ka para, por i ofron shifra të çmendura Luka Modriç.

Transferimi i Nejmar te PSG është një mashtrim. Vetë PSG është një mashtrim, ashtu si Mançester Siti”, ishin fjalët e tij duke kërkuar që UEFA të bëhej më aktive.

“Nuk na shërben që të dënohen klubet shqiptare, të Republikës Çeke apo ndonjë turk.

Industria e futbollit në Europë ka probleme të mëdha dhe është në rrezik”, ishin fjalët e Tebas.

Për këto deklarata, klube si PSG e Inter kanë vendosur të hapin çështje gjyqësore për shpifje dhe dëmtim imazhi presidentin e La Liga.