Ylli i Bollywood Chopra dhe këngëtari Nick Jonas konfirmojnë fejesën

Ylli i Bollywood Priyanka Chopra dhe këngëtari Nick Jonas kanë konfirmuar fejesën vetëm pas disa muajsh lidhje.

Këngëtari nga Teksasi, dikur pjesë e grupit Jonas Brothers dhe aktorja e famshme u fejuan në një ceremoni private në Mumbai të shtunën. Të dy u veshën me rroba tradicionale indiane.

Fejesa e çiftit me diferencë në moshë prej 11 vitesh është përfolur përreth 3 javë, por ata nuk konfirmuan asgjë deri të shtunën (18 gusht).

Të dy publikuan një foto identike në rrejtet sociale nga momenti i ceremonisë, ku Jonas e quajti 35-vjeçare 'në të ardhmen Zonja Jonas'.

Chopra fitoi konkursin e Miss World në vitin 2000 dhe vazhdoi luajti role në më shumë se 50 filma në Indi, krahas yjeve si Salman Khan, Shah Rukh Khan dhe Amitabh Bachchan, duke u bërë një nga aktoret më të paguara të Bollyëood, si edhe fitoi shumë çmime.

Revista Time e cilësoi atë si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë dy vjet më parë, dhe vitin e kaluar revista Forbes e përfshiu atë në listën e 100 grave më të fuqishme në botë.

Ajo hyri në aktrimin në SHBA me një rol në serialin televiziv Quantico dhe më pas në filmat Ventilator, Baywatch dhe A Kid like Jake.

Dhe ishte e ftuar në dasmën e e vitit 2018 të Meghan Markle.

Ndërsa 25-vjeçari ishte pjesë e grupit ' Jonas Brothers' së bashku me dy vëllezërit e tij Joe dhe Kevin. Si edhe mori famë në Disney Channel me anë të filmave si Camp Rock.

Prej kohësh ai ka kënduar vetëm duke përfshirë hite si Levels, Jealous dhe Chains. Ai gjithashtu luajti rolin e mentorit, së bashku me Demi Lovato në X Factor.

Vetëm në moshën 25-vjeç, ai është rreth 11 vite më i vogël se Chopra. Raportohet se Jonas i ka propozuar asaj në Londër në qershor.