FOTO/ E papritur, fejohet këngëtarja Rozana Radi?

Këngëtarja Rozana Radi aktualisht ndodhet në Itali me pushime. Nga atje ajo ka publikuar imazhe të ndryshme në disa prej vendeve më të bukura italiane.

Mirëpo njëra prej tyre ka ngjallur dyshime për një fejesë të mundshme.

”Mjafton dashuria, për të qenë e lumtur”, shkruan pranë imazhit, ku Rozi e ka vendosur edhe një unazë fejese, por duke mos zbuluar detaje të tjera.

Kujtojmë se ajo ka 5 vjet që është në lidhje me Shpëtim Karakushin, me profesion oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit në Tiranë.