VIDEO/ Man.City fitore të thellë, Aguero realizon tripletën

Manchester City ka shënuar fitore të thellë në javën e dytë të Premier Leagues.

Skuadra e Pep Guardiolas ka mposhtur me rezultatin 6-1 Huddersfieldin dhe në këtë mënyrë mbetet favorit i padiskutueshëm në garën për titull kampion.

Festivalin e golave për Cityn e nisi Sergio Aguero që realizoi në minutën e 25’. Argjentinasi në vazhdim të ndeshjes u regjistrua edhe dy herë në listën e golashënuesve për të kompletuar het-trikun.

Golat e tjerë për “qytetarët” u shënuan nga Gabriel Jesus, Silva dhe autogoli nga Kongolo.