Modric në mes të ciklonit, kishte kërkuar largimin! Padia e Realit ndaj Interit është...

Real Madridi nuk mund ta paditë Interin në UEFA për tentimin e transferimit të mesfushorit Luka Modric, sepse vetë kroati ka rrëfyer se ai i ka kontaktuar “Zikaltrit”.

Fillimisht, Real Madridi e kishin raportuar Interin në FIFA për shkak se, sipas tyre, e kishin kontaktuar ilegalisht lojtarin e tyre. Padi ishte ngritur edhe ndaj presidentit të La Ligës, Javier Tebas.

Drejtuesit e klubit madrilen kishin qenë shumë të zemëruar me sjelljen e zikaltërve dhe mendonin se ky veprim i shkelte rregullat e UEFA-s për transferime.

Megjithatë, tani raportohet se kroati ka dëshmuar në FIFA kundër kësaj padie, duke thënë se kishte qenë ai që e kishte kontaktuar Interin përmes agjentit të tij, dhe jo anasjelltas.

Ai e kishte bërë një gjë të tillë sepse dëshironte të ribashkohej më bashkëkombësit e tij, Ivan Perisicin, Marcelo Brozovicin dhe Sime Vrsaljko në San Siro.