Hazard - Real Madrid? Vjen konfirmimi nga sulmuesi i Chelsea

Eden Hazard është përfolur për një largim nga Chelsea në drejtim të Real Madridit gjatë kësaj vere, mirëpo ai ka vendosur qëndrimin në "Stamford Bridge" duke thënë se është i lumtur.

Belgu, i cili i ka edhe dy vite në kontratën e tij, ka thënë se synon qëndrimin në Chelsea për stinorin e ardhshëm por nuk ka premtuar më gjatë.

“Të gjithë e dinë se çfarë kam thënë pas Kupës së Botës”, ka thënë 27-vjeçari.

“Por unë jam i lumtur këtu. Shumë gjëra janë folur, por për momentin jam i lumtur. Kam edhe dy vite kontratë dhe do e shohim se çfarë do të ndodhë. Largimi në këtë vit? Jo nuk do të largohem.

“Afati kalimtar i transferimeve në Angli është mbyllur. Klubet ende mund të shesin lojtarët e tyre, por nuk mund të transferojnë. Do të ishte e çuditshme nëse klubi do të më shiste tani duke e ditur që nuk mund të më zëvendësojnë”.

“Le të shohim se çfarë do të ndodhë në dy vitet e ardhshme”.