Reali piketon zëvendësin e CR7, zhgënjehen tifozet...

Klubi spanjoll ka shfaqur interesim për sulmuesin e Monacos, Radamel Falcaon.

Kërkimet e vazhdueshme të Realit për një sulmues pas largimit të Ronaldos po vazhdojnë, dhe i fundit në listë është shfaqur sulmuesi kolumbian, shkruan Don Balon.

Pasi Monaco është afër marrëveshjes me Alvaro Negredon, atëherë Falcao mund të largohet në drejtim të Bernabeut.

Nëse merkato e Realit do mbyllej vetëm me Falcaon, tifozët kanë paralajmëruar protesta ndaj Presidentit Perez, të cilin nuk e kanë falur për largimin e Ronaldos drejt Juventus.