Nuk shënoi, por ja çfarë thotë Ronaldo pas debutimit me Juventusin

Juventus mori një fitore drithëruese në sekondat e fundit në javën e parë të sezonit të ri në Serie A.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe Cristiano Ronaldo i cili bëri debutimin me fanellën bardh e zi.

Pavarësisht se nuk shënoi pas kësaj ndeshje ai është shprehur i gëzuar për fitoren.

“I gëzuar për fitoren e parë me fanellën e Juventusit”, ka shkruar pesë herë fituesi i Topit të Artë në “Twitter”.