Gratë protagoniste të dhunës fizike, ‘nuk ia përtojnë’ të kapen prej flokësh me njëra-tjetrën

Gratë vazhdojnë të jenë protagoniste, për raste dhune që ato ushtrojnë. Në 24 orët e fundit, rastet ‘dominuese’ janë ato kur gratë, dhunën psikologjike e fizike, “ia kanë rezervuar” njëra tjetrës.

Në tre rastet e fundit, sipas njoftimeve zyrtare, nga policia, nuk mungojnë dhuna e motrës ndaj motrës, e “turisteve” ndaj njëra-tjetrës, apo edhe “fqinjave”...

Komisariati i Policisë Nr. 3, Tiranë

  • Më datë 17. 08. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së  menjëhershme për shtetasen N. R., 55 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi motra e saj, M. P., 57 vjeçe, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligjit nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Vlorë

  • Më datë 17. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen G. P., 33 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi në Vlorë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetaseve A. Z., dhe E. H., 35 dhe 13 vjeçe, të dyja banuese në Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

  • Më datë 17. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetaset E. P., dhe V. K., 36 dhe 45 vjeçe, sepse dyshohet se pas një debati verbal për motive pronësie, kanë kanosur dhe fyer me fjalë njëra-tjetrën. Nenet 84, 119 e 277 të Kodit Penal.