Piu fostoksinë, ndërron jetë në spital 63-vjeçari

Një 63-vjeçar nga Durrësi, ka ndërruar jetë në Spitalin “nënë Tereza” në Tiranë, pasi kishte konsumuar fostoksinë.

Përpjekjet e mjekëve, për ti shpëtuar jetën, kanë qenë pa rezultat.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 17. 08. 2018, në spitalin “Nëna Tereza” në Tiranë, ka vdekur shtetasi F. P., 63 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se kishte konsumuar fostoksinë në banesën e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës Parë Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.