Chelsea fiton derbin e Londrës, spektakël golash në ‘Stamford Bridge’

Chelsea ka fituar derbin e Londrës pasi ka mposhtur Arsenalin me rezultatin 3-2.

Ndeshja u luajt në stadiumin ‘Stamford Bridge’ dhe të besuarit e Sarrit vijuan të mbajnë ritmin e fitimtarit.

‘Blutë’ patën një qasje agresive në fillim të ndeshjes duke shënuar dy gola të shpejtë, në minutat 9’ dhe 20’, përmes Moratas dhe Pedros.

Vazhdimi i pjesës së parë solli një Arsenal tjetër, që u rikthye në lojë për të barazuar rezultatin.

Mhiktaryan në minutën e 37’ shënoi për 2:1, ndërsa Iëobi katër minuta më vonë barazoi në 2:2.

U desh të pritej minuta e 81’ për të parë golin e pestë në këtë ndeshje, që u shënua nga Alonso i cili hipotekoi fitoren e Chelseas.

Pas kësaj fitore Chelsea udhëheq Premier Leaguen me pikë të plota.