Sulmon veten, tenton vetëvrasjen 55-vjeçarja në Tepelenë

Në tentativë për të vrarë veten, një 55-vjeçare në Tepelenë, është vetëdëmtuar me mjete të forta, duke i shkaktuar vetes plagë në trup.

Ndërsa mësohet se gruaja e ka ndërmarrë këtë akt, në një gjendje depresive, hetimet janë në duart e Prokurorisë, ku u referuan materialet.

Komisariati i Policisë Tepelenë

Më datë 17. 08. 2018, në banesë,  shtetësia V. K., 55 vjeçe, në gjendje depresive, është vetëdëmtuar duke shkaktuar plagë të lehta në trupin e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për vlerësim.