‘I vjedhin’ identitetin, denoncon 27-vjeçari në Shkodër

Një person ka  bërë një denoncim jo aq të zakonshëm në Policinë e Shkodrës. Sipas denoncuesit, mësohet se një person tjetër, ka aplikuar me dokumentacion të falsifikuar dhe është pajisur me pasaportë biometrike me të dhënat e tij (denoncuesit).

Nga ana e saj, policia bën të ditur se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër – Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 17. 08. 2018, ka bërë kallëzim shtetasi A. Sh, 27 vjeç, se një person ka aplikuar me dokumentacion të falsifikuar dhe është pajisur me pasaportë biometrike me të dhënat e tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 189 i Kodit Penal.