Rradhë kilometrike në Kakavijë, policia dhe dogana greke përplasen me njëra tjetrën

Konfuzioni është krijuar nga doganierët greke dhe jo nga policia kufitare greke.

 Arsyeja është se ka rënë sistemi kompjuterik ne doganën greke.

 Para 1 ore drejtues të 2 policive të Kakavijës greke dhe shqiptare, kanë zhvilluar një takim për këtë qëllim dhe kanë kërkuar zgjidhjen e situatës.

Edhe vetë policët grekë të Kakavijës kane shfaqur irritim me doganieret e tyre për vonesat e krijuara si pasoje e rënies së sistemit duke u kërkuar të operojnë manualisht cka eshte kundershtuar nga Drejtoria e Greke e Doganes së Kakavijës.