Mund t’i bashkohet ish-kapitenit të tij, Marchisio drejt…

Paris Saint-Germaini është duke u interesuar për të nënshkruar me transferin e lirë, Claudio Marchision.

Marchisio mund t’i bashohet Gianluigi Buffonit në Paris, me rastin e largimit nga Juventusi pas 25 vjetëve, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori italian është duke kërkuar një skuadër të re, ai ka qenë i lidhur edhe me një kalim në Major League Soccer në SHBA.

Mirëpo interesimi nga PSG-ja e ka bërë atë që të mendojë më shumë për të ardhmen e tij.