E kishin mbajtur të fshehtë, Kate dhe William janë ndarë për pak kohë

Ata duken një çift ideal dhe historia e tyre është e denjë për në përralla.

Një princ që dashurohet me një vajzë të zakonshme në universitet. Kjo është historia e Princit William dhe Dukeshës Kate.

Ata kanë qenë miq të mirë përpara se të lidheshin së bashku.

William dhe Kate kanë qëndruar për një kohë të gjatë miq, por më pas e kanë kuptuar që ishin bërë për njëri-tjetrin.

Lidhja e tyre filloi në universitet, por si çdo romancë, edhe ajo e Princit dhe dukeshës kishte ulje-ngritjet e saj.

Princi William ka treguar në një intervistë për ”ABC News” se edhe lidhja e tyre ka kaluar disa prova të vështira.

William ka folur rreth një ndarje të shkurtër që ka pasur me Kate.

Në 2007, William nuk ka pranuar ftesën e Kate për të festuar Vitin e Ri më familjen e saj. William ka treguar se në atë periudhë të dy ishin shumë të vegjël dhe i dukej shumë herët për t’i marrë gjërat kaq seriozisht.

“Ishim në universitet dhe po përpiqeshim të gjenim veten tonë, por ne ishim karaktere të ndryshme.

Kishim nevojë për pak hapësirë dhe ajo shkëputje na shërbeu për mirë”,-është shprehur princi William.

Gjatë kësaj interviste të përbashkët edhe Kate foli për këtë ndarje të shkurtër me Princin William. “Unë nuk isha shumë e lumtur për këtë gjë, por më bëri njeri më të fortë.

Kur ndahesh kupton gjëra të reja për veten që nuk i kishe vënë re më parë.

Gjithashtu kur lidhesh e re, sikur konsumohet romanca shpejt, prandaj ndonjëherë është më mirë të bësh një pauzë”,-është shprehur Kate.

Fatmirësisht çifti e menaxhoi më së miri ndarjen dhe ata u bashkuan sërish një muaj më vonë në koncertin në nder të Princeshë Diana-s. Pjesa tjetër siç thonë edhe ata është histori Burimi ”REVISTA CLASS”