Vuçiç - Rama - Thaçi rindezin konfliktet e vjetra në Ballkan ...

Prej disa kohësh, Vuçiç ka mundur të bindë Ramën dhe Thaçin që të pranojnë projektin serb të “korrektimit të kufijve” që në në realitet është projekti i shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë dhe për të qënë më të saktë është pjesë e skenarit të Serbisë së Madhe. Ky projekt është sulmuar ashpër nga të gjithë faktorët në rajon, si një nxitje për rindezjen e konflikteve të Ballkan, të cilën të tre këta personazhe e bëjnë vetëm për interesa të pushtetit të tyre personal që po ju lëkundet së fundmi.

Pra thënë shkurt e qartë, gjithcka artikulon Thaçi gjatë këtyre ditëve është një skenar i propozuar nga Vucic dhe i pranuar nga Thaci me bekimin edhe të Ramës. Pra ky mund të quhet skenari Vuçiç-Thaçi-Rama. Këtë gjë e ka denoncuar një intelektual Kosovar. Ndërkohë që ish-kryeministri suedez Karl Bildt nuk ka hezituar të dekonspirojë mirëkuptimin mes të treve Vuçiç-Thaçi-Rama për “shkëmbimin e territoreve” mes Kosovës e Serbisë duke e kritikuar ashpërsisht këtë ide për shkak se ajo do të mund të pasohej nga trazira të reja nacionaliste në të gjithë rajonin e Ballkanit.

Në dokumentin e think-tank serb CEAS, të sponsorizuar nga Soros, mund të lexohet nëpër rrjeshta se ky projekt me burim nga shteti serb është pranuar nga Thaci dhe Rama. Madje Thaci ka marrë përsipër të hapë kutinë e Pandorës ndërkohë që Rama fillimisht do të qëndrojë i heshtur dhe më vonë, nëse ky projekt do të avaconte sipas synimeve të Beogradit, do të aktivizohet në krah të Thacit për të paraqitur “marrëveshjen Vucic-Thaci-Rama” si marrëveshjen historike më të suksesshme për shqiptarët.

Soros jo vetëm e ka mbështetur këtë projekt në mënyrë indirekte përmes think-tank serb CEAS duke e sponsorizuar edhe majmërisht, por ka angazhuar edhe djalin e tij Aleksandër Soros të nxisë realizimin e këtij projekti duk e dërguar san ë Beograd e Tiranë por edhe të japë mesazhet adekuate në cdo aktivitet ndërkombëtar ku Vuçiç, Thaçi e Rama janë gjëndur se bashku. Pra George Soros është mbështës i rëndësishëm, koordinator dhe sponsorizuesi kryesor i këtij projekti serb. Soros ka bindjen e thellë se realizimi i këtij projekti do të forconte pushtetet individuale të Vucic në Serbi dhe të Thacit e Ramës në trevat shqiptare, duke mos harruar të këshillojë Thacin e Ramës të mendojnë edhe për ndarjen e pushtetit mes tyre nëse gjithcka shkon sipas parashikimeve.

Një aktor tjetër që ka qënë aktiv si koordinator dhe mbështetës, por në mënyrë të fshehtë, ka qënë edhe ish-kryeministri i Britanisë Tonny Blair. Bler është njëkohësisht këshilltar i Vuçiç dhe i Ramës dhe me shumë gjasa ka dhënë mbështetjen e tij për këtë “ide gjeniale” të Vuçiç të mbështetur nga “lider global” Rama. Bler natyrisht këto shërbime i kryen përmes kontratave të këshillimit të paguara majmërisht. Ndërkohë që reputacioni i Bler për bombardimin e Serbisë nga NATO është i dyshimtë për serbët dhe ndërkohë që Bler ka mbështetur fuqimisht parimet e pavarësisë së Kosovës sipas territorit aktual, pa asnjë ndryshim të kufijve dhe duke pranuar të mos bashkohet me asnjë shtet fqinj, e ka pasur të vështirë për të vepruar haptas. Prandaj mbështetja e Blerit për projektin e Vucic të pranuar nga Thaçi e Rama ka qënë vetëm “ilegale” dhe do të mbetet deri në fund “ilegale”.

Pala serbe është përpjekur shumë të marrë mbështetjen e administratës së re amerikane, duke u përpjekur të fshehë mbështetjen e Soros i cili është në konflikt me adminstratën e re amerikane. Pala serbe është përpjekur të krijojë përshtypjen se ka marrë mbështetjen amerikane për këtë projekt gjë që nuk është aspak e vërtetë përderisa nuk ka asnjë deklaratë zyrtare që pohon cka thotë pala serbe.

Mbështetje të heshtur i ka dhënë këtij projekti edhe Frederia Mogherini e cila është joshur nga idea e naive e ofruar nga pala serbe për tu shndërruar në kandidate të Cmimit Nobel për Paqen, pikërisht tani i duhet të largohet përfundimisht pa shumë famë nga zyrat në Bruksel. Por që e gjithë kjo histori nëse do të hapen letrat mund të dëmtonte shumë.

Kundër këtij projekti janë shprehur ashpërsisht kundër kancelarja amerikane Merkel dhe Britania e Madhe, Por edhe shumica e politikanëve të Brukselit dhe të vëndeve të BE si dhe ekspertët ndërkombëtare që prej mëse 20 vjetësh kanë qënë të angazhuar për ndërtimin e paqes në rajonin e Ballkanit pas zbërthimit të ish-Jugosllavisë, duke evikuar madje edhe rrezikun e shpërthimit të konflikteve të vjetra nacionaliste.  Në Kosovë e Shqipëri reagimi i pothuajse të gjithë politikanëve, intelektualëve dhe shoqërisë civile ka qënë shumë negativ ndaj këtij projekti duke stigmatizuar Hashim Thacin.