Tragjedia e Genovës vazhdon, gjenden tre viktima të një familje në veturë…

Rritet bilanci i viktimave nga shembja e urës "Morandi" në Itali. Forcat zjarrëfikëse kanë bërë të mundur rikuperimin e tre trupave të pajetë të një familje.

Makina në në cilën udhëtonin familja Cecala, bashkëshortët  Cristian dhe Daëna dhe vajza e tyre 9 vjeç Kristal u zbulua gjatë natës në të gdhirë të ditës së sotme, 18 gusht 2018.

Mjeti ishte bllokuar në një bllok çimentojë në rrënojat e urës "Morandi" në Xhenova.

Gjetja e trupave të pajetë të tyre çon në 41 numrin e të vdekurve.

Kërkimet e ekipeve të shpëtimit vijojnë për të katërtën ditë rradhazi.

Ndërkohë sot në orën 11:30, Presidenti italian Sergio Mattarella do të zhvillojë një funeral shtetërore për 18 nga 38 viktimat e shembjes së urës.

Mattarella dhe Kryeministri Giuseppe Conte do të udhëheqin ceremoninë mortore në një sallë në qytet.

Disa familje raportohet se do qëndrojnë larg ceremonisë të së shtunës për shkak të zemërimit në qeveri.

Të premten u zhvillua funerali i parë privat ku u varrosën 17 viktima.