E zë korrenti, ndërron jetë gruaja 50-vjeçare në Durrës

Një grua ka gjetur vdekje, pas një kontakti me energjinë elektrike.

Sipas komisariati të Policisë,  Durrës, mësohet se dy ditë më parë, në fshatin Hamallaj, në banesë, shtetasja Z. Y., vjeçe 50, nga pakujdesia ka rënë në korrent dhe ka gjetur vdekjen.

Materialet kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, si ngjarje aksidentale.