FOTO/ Rita Ora nuk di të ndalet, pozon ‘topless’ në Instagram, por shikoni linjat dhe tatuazhet në trup

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, pas një turi të suksesshëm koncertesh, është rikthyer në shtëpinë e saj në Londër.

Ajo tregoi pak ditë më parë përmes rrjeteve sociale se është kthyer në studio, dhe ka nisur punën për këngën e saj të re.

Rita është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetin social Instagram, përmes së cilit shpesh ndan me ta fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, Ora ka publikuar disa imazhe mjaft ‘të nxehta’ për ndjekësit e saj.

Ajo ka pozuar ‘topless’ duke vënë në pah tatuazhet e shumta që ka në trup.

“Do të kem një supë miso”, ka shkruar këngëtarja, e cila më shumë se me mbishkrimin, ka rrëmbyer vëmendjen me paraqitjen e saj provokuese.

Rita është shumë e pëlqyer për trupin e saj, të cilin nuk heziton që ta ekspozojë asnjëherë në klipe, fotografi e koncerte.