Shullazi shefi i deputetëve të PS, Çyrbja si Tahiri. Nëse nuk vepron, prokuroria të jepet me PPP...

Pas Tahirit një tjetër deputet të PS e shohim më tepër si vartës të Emiljano Shullazit se sa vartës politik të Gramoz Ruçit dhe Edi Ramës. Gjasat janë të dukshme kush urdhëron dhe kush vepron.

Përgjimet dalin dhe nuk duan shumë komente. Çështja është përse nuk janë konsideruar si provë bashkëpunimi me krimin. !!

Sipas përgjimeve të publikuara, deputeti Jurgis Çyrbja ka komunikuar të paktën dy herë në telefon me Gilmano Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit për çështjen e hotel Vollgës, e cila është regjistruar në pronësi të Emiljano Shullazit, nga kryeregjistruesi i Durrësit aso kohë i pabërë ende deputet.

Deputeti sot, dikur drejtor, informonte për çka bënte Prokuroria ndaj Shullazit dhe të tijve. Nga ajo çka tashmë është publikuar dhe deputeti nuk i mohon përgjimet, kemi bashkëpunim krim pushtet.

Çyrbja pasi ka dalë nga seanca hetimore e Prokurorisë për Krime të Rënda, ka kërkuar takim me Danin duke i thënë se : “E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time.” Ka vetëdeklaruar se është një nga ushtarët e Shullazit.

Ushtri më vonë e shpërblyer nga Rama që duhet të ketë llogari më të madhe me Shullazin nëpërmjet Tahirit dhe të tjerëve. Deputeti Jurgis Çyrbja gjatë seancës gjyqësore ka vijuar tu shërbejë eprorëve të bandës duke gënjyer, çka lehtësisht duket se ka konsumuar së paku dëshmi të rreme, duke pohuar se i vetmi kontakt me Danin, është gjatë kohës së regjistrimit të Vollgës. 

Deputeti nuk mohon përgjimin, por akuzon opozitën duke u përpjekur të nisë përpëlitjen për të vonuar llogaridhënien ndaj drejtësisë. Prokuroria për Krime të Rënda, për më tepër Donika Prela ka qenë prokurore në Durrësin e ngjarjes, duhet të dërgoj një kërkesë në Kuvend për heqje imuniteti dhe arrest të Çyrbes që del deputeti i dytë pas Tahirit vartës i organizatës.

Njëherësh duhet sqaruar perse nuk është vepruar më herët. Prokurorë apo gjykatës kanë dredhuar ligjin?!  Ndërkohë Shullazi pret në shtator kërkesën e Prokurorisë për masën e dënimit për një nga veprat që akuzohet.

Rama kështu i marr peng nga Shullazi, ushtarët e të cilit janë në Parlament, por teorikisht i emëron Rama se praktikisht i binden të arrestuarit "të fortit" dikur aq "mik" me Tahirin. Pyetja me përgjigje brenda është, sa afër dhe sa larg, sa punë i kanë mbaruar njëri-tjetrit Rama dhe Shullazi?!?!

Krimet e Renda nuk duhet të presin urdhër nga lart. Nëse presin rekomandimet nga partia në pushtet, atëherë shumë më mirë ta japin me PPP dhe PROKURORINË.