Policia ‘pastron’ koshat e mbeturinave të ‘bulevardit’ të Kasharit..., dhe gjen një qese me kanabis

Vazhdojnë “çuditë” në njoftimet e Policisë. Më i fundit lidhet me një “operacion”, që as më shumë e as më pak, duket se ka të bëjë me kontrollin e koshave të mbeturinave në “bulevardin” e Kasharit, (që vetëm Policia e di ku bie ky “bulevard”) dhe “peshkimin” prej tyre të një qese me kanabis.

Pas këtij “suksesi”, Policia vendore e Tiranës, është duke punuar “fort” për “identifikimin dhe kapjen e autorëve”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë – Seksioni për narkotikët

Më datë 16. 08. 2018, në bulevardin e Kasharit, në koshin e mbeturinave, është konstatuar një qese brenda së cilës ndodhej një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 183/1 i Kodit Penal. SYRI.net