Përplasen dy makina te “Pallati me Shigjeta”, plagoset një person

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë. Ngjarja në fjalë ndodhi te “Pallati me shigjeta”.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur njëra pas tjetrës. Një nga drejtuesit e mjeteve ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa është dërguar në spital për të marrë mjekim.

Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak i ngjarjes në fjalë është bërë frenimi i menjëhershëm i një prej makinave, ndërsa tjetra që ka ardhur nga pas e ka goditur. Sakaq, policia po heton rreth dokumentimit të plotë të ngjarjes.