Kreu i La Ligas akuzon Interin se përdor truqe për transferimin e lojtarëve

Kreu i La Ligas, Javier Tebas, ka akuzuar Interin se nuk ka para dhe përdor truqe për transferimin e lojtarëve.

Nerazzurërt  kanë huazuar disa lojtarë këtë sezon me opsionin e blerjes, ndër ta Matteo Politano dhe Keita Balde Diao.

Tebas e ka akuzuar Interin që së bashku me Paris Saint-Germainin dhe Manchester Cityn përdorin metoda, sipas tij të papëlqyeshme, për transferimin e lojtarëve.