Presidenti i Napolit befason me deklaratën e tij, nëse është e vërtetë klubi i madh duhet të përjashtohet nga Champions

Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis është shprehur se Liverpool dhe Roma kanë të njëjtin pronar, dhe kjo sipas rregullave të UEFA-s nuk është e lejueshme, ose më saktë njëri nga klubet nuk duhet të luajë në Champions.

Prodhuesi i filmit bëri akuzën pasi ai zbuloi se pala e tij kishte bërë një ofertë për portierin Alisson, i cili u largua nga kryeqyteti italian për t'u bërë portieri më i shtrenjtë në botë në atë kohë dhe u bashkua me Liverpulin në një lëvizje prej 67 milionë pound .

Braziliani u bë lojtari i dytë roman që u transferua në Anfield gjatë vitit të kaluar, duke ndjekur rrugën e sulmuesit Mohamed Salah.

U desh kohë që  Liverpool të arrinte një marrëveshje për Alisson pasi Roma mendonte se ata ishin ‘vjedhur’ kur Salah u zhvendos në Anfield për £ 36m ($ 46m) në verën e vitit 2017, ku sot vlen 150 milion euro, vetëm pas një viti.

Të dy klubet aktualisht janë në pronësi të amerikanëve, me James Pallotta tek Roma dhe Fenway Sports Group të John W Henry, që kontrollon anën e Premier Ligës.

Dhe De Laurentiis, i cili është i prirur për të bërë pretendime kundërthënëse, beson se lidhja mes dy ekipeve është më e diskutueshme sesa që duket, duke sugjeruar se po thyejnë rregullat e UEFA-s, të cilat thonë se një pronar nuk mund të ketë më shumë se një ekip në një konkurs evropian.

"Roma u çmontuan, unë nuk mund t'i vlerësoj ato, por nuk do ta kisha shitur Alisson, madje as për 100 milion euro (£ 90m / $ 114m)", tha ai për Corriere dello Sport.

"Unë kisha ofruar 60 milionë euro për të dhe ata nuk donin ta jepnin te ne ... Por atëherë e kuptova se do të shkonte në Liverpul.

"Unë gjithmonë kam dyshuar se pronari i vërtetë i Liverpulit është edhe ai i Romës, por një zog i vogël e pëshpëriti këtë  në veshin tim disa vite më parë. Nëse kjo është e vërtetë, me një pronësi të përbashkët ata nuk mund të konkurrojnë të dy në Ligën e Kampionëve . "