Kush janë aktoret më të paguara?

Scarlett Johansson kryeson renditjen e këtij viti me 40.5 milionë dollarë fitime deri më 1 qershor të vitit 2018.

 Roli tek filmi “Avengers Marvel”, i solli një fitim bukuroshes,duke katërfishuar fitimet.

Ajo do të kthehet në ekran për vazhdimin e filmit të lartpërmendur dhe  xhirimet e tj do të fillojnë në 2019.

Në vendin e dytë është renditur Angelina Jolie, e cila gjatë periudhës qershor 2017-2018 ka shtuar pasurinë për 28 milionë dollarë.

Jennifer Aniston e  mbyll top treshen me rreth njëzet milionë dollarë të fituara brenda vitit.

Më poshtë mund ta gjeni renditjen më të re sipas Forbes:

Scarlett Johansson – 40.5 milionë dollarë

Angelina Jolie – 28 milionë dollarë

Jennifer Aniston – 19.5 milionë dollarë

Jennifer Lawrence – 18 milionë dollarë

Reese Witherspoon – 16.5 milionë dollarë

Mila Kunis – 16 milionë dollarë

Julia Roberts – 13 milionë dollarë

Cate Blanchett – 12.5 milionë dollarë

Melissa McCarthy – 12 milionë dollarë

Gal Gadot – 10 milionë dollarë.