Andi Bejtja: Më mirë të jesh muxhahedin se sa turist në Lalz...

Gazetari i njohur, Andi Bjetja, i cili po bën pushime në zonën e Gjirit të Lalzit ka bërë sot në faqen e tij në Facebook, një denoncim të rëndë. Sipas Bejtes, e gjithë zona në këtë plazh të preferuar nga mijëra turistë është aktualisht pa ujë, pasi është bërë ndërhyrje në tubacionin kryesor të furnizimit me qëllim furnizimin e pandërprerë të kampit ku qëndrojnë muhaxhedinët në Manzë.

“Hajde vend hajde, nuk ka ujë gjithë Lalzi në kulmin e sezonit turistik, se një tub i veçantë futet në rrjet dhe me përparësi i kalon uji, kampit të muxhahedinëve në Maminas. Më mirë të jesh muxhahedin se turist në verë, në Lalz....”, shkruan Bejtja