Denoncimi/ I vrasin vëllain në Shkodër, asnjë hetim nga prokuroria dhe policia
Një qytetar nga Shkodra ka denoncuar prokurorinë dhe policinë se nuk po kryen asnjë hetim për vrasjen e vëllait të tij.
Ngjarja, thotë ai ka ndodhur para 1 jave, ndërkohë që ai i kishte paralajmëruar autoritetet që para 20 ditëve por asnjë masë nuk ishte marrë për mbrojtjen e tij.
Denoncimi I këtij qytetari është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ja postimi i plotë
Asnje hetim per vrasjen e paralajmeruar te Shkodres!
Qytetari dixhital denoncon:
- Asnje hetim nga policia dhe prokuroria e Shkodres per vrasjen e vellait te tij!
- Ai kishte njoftuar policine dy jave para se te ndodhte krimi.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
Persh.doktor jam M.L shkoder.desha tju informoj per ngjarjen e fundit ne shkoder sepse gazetari tan hoxha ka ardhur ketu ne sherbim te bandave te kryeministrit me dizenformu.me kane vrare vellane para 1 jave dhe askush nga policia e prokuroria nuk ka ardhe me pyete kush ju vravi.20 dite para vrasjes i kam derguar sms kryeministrit se familja ime nuk ndihet e sigurte nga bandat tuaja.me respekt.”