FOTO/ Shërbenin ushqime në kushte të tmerrshme, AKU mbyll tre restorante në Jalë

Dy restorante dhe një fastfood në Jalë janë mbyllur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për shkak të kushteve të tmerrshme të tregtimit të ushqimit. Janë pikërisht subjektet, restorant “Lavdoshi, restorant “Kapiteni” dhe fastfood “SpiroKreku”  ku janë shkrepur dhe fotot e mësipërme, ndaj të cilëve janë marrë masat gjobë 300.000 lekë  për secilin si dhe bllokim i menjëhershëm i aktivitetit. 

Këto 3 subjekte kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

AKU, në këtë periudhë të temperaturave të larta e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, është në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.