VIDEO/ FOTO/ I ikin policisë, përplasen me një mjet, ndalohen me armë me vehte. Emrat

Një ndjekje si nëpër filma ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë ku dy të rinj nuk i kanë ndaluar policisë.

Dy të rinjtë e identifikuar si Ervin Kodra dhe Gentian Koci që lëviznin me një “Tuareg” nuk i kanë ndaluar patrullës së policisë pranë stacionit të policisë që i kanë bërë shenjë të ndalojë. Ata janë larguar me shpejtësi nëpër rrugët e kryeqytetit.

Tre makina u përplasën në kryqëzimin “Jordan Misja” pranë burgut 313. E gjitha ndodhi, pasi në automjetin Touareg shoferi kishte armë pa leje. Gjatë ndjekjes nga policia, shoferi përplasi me automjet 4 makina, ku goditja e fundit dhe më e fuqishme u shënua tek kryqeimi i burgut, ndaj një makine Volksëagen Passat. Aty edhe makina që ishte në ndjekje nuk ka pasur më mundësi lëvizjeje. Shoferi ka zbritur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes në tentativë për tu arratisur, ku kishte marrë me vete edhe armën pa leje, por është vënë më tej në pranga nga uniformat blu nëpër rrugicat e zonës së Burgut 313. 

Në ndjekje e sipër janë aksidentuar edhe dy motorë të forcave të sektorit të Shqiponjave, por efektivët janë lënduar lehtë. Bashkë me automjetin Touareg që ishte në ndjekjen e policisë, numri i mjeteve që u aksidentuan është 7.

Policia vuri në pranga në kushtet e flagrancës dy të rinjtë Gentian Koci, që ishte shofer, dhe Ervin Kodra pasgjerë, të dy me armë. Kjo ngjarje ka shkaktuar panik tek banoret te cilet kane degjuar frenimet dhe perplasjet e forta te automjeteve.  Ndersa ne rruge ka revolte dhe irritim te shofereve qe kane pare vdekjen me sy dhe kane mundur t'i shpetojne vetem me deme materiale aksidentimit masiv. I gjithe "cirku" ne rruge ishte per t'iu shmangur kapjes nga policia per shkak se ne makine kishte arme pa leje. Informacioni është siguruar përmes burimeve të Express nga Policia, pasi zyrtarisht zyra e shtypit në Policinë e Tiranës ende nuk ka dhënë një informacion zyrtar për ngjarjen.