Arrestohet në Elbasan shpërndarësi i drogës, ja çfarë iu gjet në automjet

Eshtë arrestuar nga policia një shprëndarës droge në Elbasan. Gjatë momentit të arrstimit 26 vjecarit R.H. i janë gjetur me vehten 289 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Ja njoftimi I plotë I policisë së Elbasnait:

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndeve narkotike në doza të vogla .

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin , evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve,si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• R.H, 26 vjeç, banues në lagjen "Aqif Pasha", Elbasan.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion se në lagjen "5 Maji", Elbasan, ky shtetas po transportonë një sasi lëndë narkotike për ta shitur në doza, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe bllokuan në cilësinë provës materiale 289 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale të "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".