Alarm në vendin fqinj, 5 të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i vdekjeve nga virusi i Nilit Perëndimor është rritur në pesë, njoftoi Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (KEELPNO) në Athinë. Po kështu u bë e ditur se në Greqi janë regjistruar gjithsej 77 raste të infeksionit që nga fillimi i verës , 17 vetëm javën e kaluar.

Virusi, i cili transportohet nga mushkonjat e infektuara, është përhapur gjithashtu gjeografikish, në 33 bashki, duke përfshirë edhe Bashkinë e Athinës.

Virusi gjithashtu ka infektuar një numër personash  në Viotia, Halkidiki, Selanik, Evia, Imathia, Pella, Corinth, Kilkis dhe Rethymno në Kretë.

Në shumicën e rasteve, të infektuarit kanë vuajtur probleme me sistemin e tyre nervor qendror - kryesisht forma të encefalitit ose meningjitit.

Federata kombëtare e punëtorëve spitalorë grekë ka akuzuar autoritetet për "indiferencë" në përgjigje të rritjes së rasteve të virusit.

Siç dihet në Greqi jetojnë rreth 800 mijë shqiptarë dhe ky virus vdekjeprurës rrezikon ti cënojë edhe ata.