Pogba e ka keq me Mourinhon, Manchesteri merr vendimin për francezin

Marrëdhëniet mes Jose Mourinhos dhe Paul Pogbas nuk janë aq të mira.

Por megjithatë Manchester United nuk do ta lejojë largimin e kampionit të Botës nga “Old Trafford”.

Sipas “The Sun”, mesfushori 25-vjeçar thuhet se ka shprehur dëshirën për të kaluar te Barcelona, por duket se kjo gjë nuk do të ndodhë gjatë kësaj vere, pasi nuk e lejon klubi anglez.

Në Angli është mbyllur merkato për blerjet, ndërsa mbetet e hapur vetëm për shitjet. Kësisoj, Manchesteri nuk mund ta shesë Pogbanë, pasi nuk ka mundësi ta zëvendësojë.