Ngjarjet kryesore, çfarë pritet të ndodhë sot

Ja çfarë pritet të ndodhë sot në axhenden ndërkombëtare me takime zyrtare dhe jo vetëm…

BARCELONË (Spanjë) – Mbreti i Spanjës, Felipe VI dhe kryeministri Pedro Sanchez marrin pjesë në homazhe në nderim të viktimave të sulmeve në Barcelonë dhe Cambrils.

BERLIN (Gjermani) – Kancelarja Angela Merkel pret në vizitë kryeministrin malazez, Dushko Markoviç.

BUKURESHT (Rumani) – Protestë e madhe e shtetasve rumunë që punojnë jashtë vendit.

LUBLJANË (Slloveni) – Parlamenti voton për emërimin e indipendentistit, Marjan Sarecit si kryeministër i ardhshëm i vendit.

BOGOTA (Kolumbi) – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis në vizitë zyrtare në Kolumbi./Ata.gov.al

/