E thotë trajneri, ja kush është objektivi i Real Madrid këtë sezon

Real Madrid humbi Super Kupën e Europës ku u mund me rezultatin 4-2 nga Atletiko Madrid në një ndeshje shumë emocionuese e cila u vendos në kohën shtesë.

Por kjo humbje ngriti shumë pikëpyetje tek Real dhe tek trajneri Lopetegui. Për të bërë sqarimet e tij rreth humbjes dhe Realit, lopetegui doli në konferencë pas ndeshjes ku shpjegoi që nuk pritet ndonjë lëvizje ‘big’ në këtë merkato. Pra Real siç duket do vazhdojë me këtë grup lojtarësh.

I pyetur për ndryshimin e filozofisë e lojës, trajneri spanjoll refuzoi ta pranonte atë. Ai tha që kjo filozofi loje do i japë sukses Realit, ndeshja e superkupës u vendos nga disa gabime të mbrojtjes së Realit.

Gjithashtu trajneri i Realit tha që ekipi do jetë gati të dielën për starin e kampionatit dhe se do bëjë çmos që të fitojë La Ligan, që e konsideronte si trofeun më të rëndësishëm.

E thënë edhe nga vetë trajneri këtë vit Reali ka si objketiv fitimin e kampionatit. La Liga është objektivi i madrilenëve duke qenë se vitet e fundit nuk kanë arrit të dominojnë, ashtu siç bënë në Champions Legue ku në 5 vite e fundit e kanë fituar 4 herë(3 herë radhazi në 3 vitet e fundit).