Kjo gjë nuk i kishte ndodhur kurrë më parë Kombëtares së Italisë

Ditën e sotme është publikuar për herë të parë renditja e re e FIFA-s që pas finales së Botërorit, aty ku triumfoi Franca.

Megjithëse Franca ka 1 muaj që ka fituar titullin kampion Bote, vetëm ditën e sotme ka marrë kryesimin e renditjes duke qenë se në krye të asaj liste, qëndronte Gjermania.

Ndërkaq, mospjesëmarrja në Botërorin e Rusisë ishte një hap pas për Italinë.

Në renditjen e FIFA-s, katër herë kampionët e Botës renditen në vendin e 21-të, më keq se asnjëherë tjetër më parë.