Pikiatë në renditjen e FIFA-s, Botërori ‘shkatërron’ Gjermaninë dhe Argjentinën, Ja kush kryeson

Franca kryeson renditjen e publikuar nga FIFA, e cila pas Botërorit ka pësuar ndryshime të pabesueshme.

Gjermania, që nuk arriti të kualifikohej për në raundet me eliminim direkt të turneut në Rusi, ka humbur 15 vende në renditjen e FIFA-s. Kjo, si rezultat i eliminimit që në grupe të Botërorit, ku pa Meksikën dhe Suedinë të pozicionoheshin mbi te, dhe Korenë e Jugut.

Argjentina zbret në vendin e 11-të të kësaj renditjeje, pasi dështoi në “Rusi 2018”.

Anglia, e cila arriti deri në gjysmëfinale të Botërorit, ngjtet në vend të gjashtë në renditjen e FIFA-s.

Pesë vendet e para mbahen nga Franca, Belgjika, Brazili, Kroacia dhe Uruguaji. “Tre Luanët”, Portugalia, Zvicra, Spanja dhe Danimarka përbëjnë “top 10”.