Ylli Manjani denoncon: Kjo qeveri në vend që të djegë plehrat që na mbytën, po 'djeg' paratë publike

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka bërë sërish ditën e sotme denoncimin e radhës në faqen e tij në Facebook, kundër qeverisë Rama. Ai këtë herë denoncon  se qeveria ka ndërtuar inceneratorë të cilët në vend të djegies së plehrave, sipas tij, ” po djegin paratë publike”.

”Ky (pu)shtet ndërton inceneratorë për të “djegur” paratë publike, jo plehrat që janë rrugëve! Nuk është dështim por krim! Krim kundër mjedisit dhe financave publike”, shkruan ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.