Kukësi-Torpedo, ndodh çudia me koeficentët e basteve. Kompanitë të lëkundura për favoritin

Kukësi ditën e sotme në “Elbasan Arena” do të luajë takimin e kthimit të raundit të tretë në Europa League.

Në 90 minutëshin e parë verilindorët humbën me rezultatin 5-2, ndërsa sot duhet një mrekulli që të ndodhë një kualifikim.

Të besuarve të Armando Cungut i duhet një fitore me 3 gola diferencë, 3-0 ose 4-1 që të kalojnë në “Play-off”-in e Europa League.

Kompanitë më të mëdha të basteve kanë publikuar kuotat për këtë takim, që mesa duket janë të çuditshme.

Disa kompani favorizojë paksa Kukësin, ndërsa disa të tjera i japin pak më tepër përparësi fitores së gjeorgjianëve.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni si e kanë kuotuar takimin që do të luhet në orën 19:00 në “Elbasan Arena” disa prej kompanive më prestigjioze të basteve.