Napoli siguron portën, vjen Ospina nga Arsenali

Dy ditë para mbylljes së merkatos në Serie A, Napoli ka zgjedhur portierin për sezonin e ri.

Me Meret (është i dëmtuar) dhe Karnezis në dispozicion, Ancelotti mund të besojë edhe te David Ospina.

29-vjeçari kolumbian vjen nga Arsenali në formë huazimi.

Ospina zbarkon sot në Napoli, ku do t’u nënshtrohet menjëherë vizitave mjekësore.

Sezonin e fundit, portieri i “Topçinjve” është aktivizuar në 21 ndeshje në total: 5 në Premier League, 10 në Europa League, 5 në Kupën e Ligës dhe 1 në FA Cup.