Largohet nga Zvicra, Michael Schumacher do ta vazhdojë rehabilitimin në Spanjë

Michael Schumacher nuk do të qëndrojë më në Zvicër. Është ky lajm më i fundit në lidhje me legjendën e Formula 1.

49-vjeçari do ta vazhdojë pjesën tjetër të rehabilitimit të tij shëndetësor në Spanjë. Me konkretisht Schumacherdo të vendoset në Mallorka në një vilë e cila është blerë së fundmi nga bashkëshortja e tij, Korin.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga kryetari i bashkisë së Mallorkës: "Mund të konfirmoj se Michael Schumacher do të qëndrojë në qytetin tonë dhe ne jemi gati për ta mirëpritur. Edhe policia e qytetit ka një plan të qartë për të ruajtur privatësinë e ish-pilotit legjendar i cili 5 vite më parë pësoi një aksident të tmerrshëm teksa ishte duke bërë ski."