Festë në familjen e Sonila Meços, gazetarja: Uroj t’i dhurosh botës me emrin tënd një njeri të mirë

Sonila Meço ka një lidhje shumë të ngushtë me vajzën e saj, Amaris.

Ditën e sotme e vogla e familjes feston ditën e emrit dhe kjo është festë shumë rëndësishme për ta.

Për më tepër që emri i saj lidhet drejtpërdrejtë me besimin e krishterë, me Shën Marinë. “Amaris… Ose Maria…

Sot ke ditën e emrit e vogla jonë!

Dhe meqë emri është tingulli më i rëndësishëm dhe më i ëmbël për njeriun në çdo gjuhë te botës, uroj botës t’i dhurosh me emrin tënd një njeri të mirë! Ndërsa bota ty dashuri….!”, – ka shkruar Sonila bashkangjitur fotografisë së vajzës.