VIDEO/ Ironia e Romës, mbron me avionë kampionin e Botës mos t’ia rrëmbejë Barcelona

Roma kishte gjetur akordin me Malkolm nga Bordo, dhe teksa gjithçka dukej drejt zyrtarizimit, ishte klubi i Barcelonës që parakaloi në fund, dhe e mori për vete sulmuesin.

Për këtë arsye, në Twitter, klubi i Romës ka postuar një video, ku me shaka tregonin se nuk do të linin që e njëjta gjë të ndodhte me blerjen e tyre më të fundit, francezin N’Zonzi.

Në video shihen avionë luftarakë dhe eskortë policie, si një mënyrë për të thënë se lojtarin e ardhur nga Sevilla nuk ia “rrëmbente” dot askush.

“Nuk mund të lejonim që të ndodhte ndonjë gjë me këtë transferim”, shkruante klubi i Romës me shaka.