FOTO/ Milani pranë akordit me ish-lojtarin e Interit

Milani zyrtarizoi ditën e djeshme Bakayokon nga Chelsea, ndërsa sot pritet edhe firma me talentin e Villarrealit, Samu Castillejo.

Por mediat në Itali flasin edhe për një tjetër transferim të minutës së fundit.

Bëhet fjalë për Diego Laxalt, 25-vjeçari i cili aktivizohet te Genoa dhe vlerësohet në shifrën e 18 milionë eurove.

Klubet kanë rëndë dakord dhe për formulën e transferimit, ku Milani do të paguajë 14 milionë euro menjëherë e 4 të tjera në formë bonusesh.

Për lojtarin e majtë uruguaian, bëhet fjalë për një rikthim në Milano, pas eksperiencës me Interin në sezonet 2013-2016.