Gruaja tenton vetëvrasjen në Fier, kërcënon të hidhet nga kati i katërt. Emri

Një grua në Fier, ka hipur në tarracën e një godine në Fier, prej nga kërcënon të vetëhidhet. Lindita Maloku, 47 vjeçe, kërcënon se do të hidhet nga kati i katërt i ish-shtëpisë së Ushtarakëve në Fier, ku gjenden edhe disa zyra partish.

Ajo është nëna me 2 fëmijë të sëmurë jeton në stallën e kuajve

Lindita Maloku është një grua e divorcuar dhe jeton në këto kushte ekstreme bashkë me dy fëmijët e saj, 18 dhe 21 vjeç. Varfëria është ulur këmbëkryq në këtë "banesë" prej vitesh.

Edhe herë të tjera kjo grua ka tentuar të vrasë veten.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia dhe Ambulanca.