Tentojnë vetëhelmimin 4 persona, 15-vjeçarja ndërron jetë, 3 të tjerët përfundojnë në spital

Dy femra dhe dy meshkuj kanë tentuar vetëvrasje, duke u vetëhelmuar. Sipas burimeve zyrtare të Policisë, mësohet se ngjarjet kanë ndodhur në Fier, Elbasan, Pukë dhe Lezhë.

Ndërsa për tre “madhorët”, tentativa ka “dështuar” ndërsa ata kanë përfunduar nën kujdesin e mjekëve, për minorenen nga Lezha, 15-vjeçaren D. N., akti ka qenë fatal, sepse ajo ka ndërruar jetë.

Komisariati i Policisë Fier

  • Më datë 11. 08. 2018, në fshatin Sheqishtë, në banesë, ka pirë fostoksinë, shtetasi B. G., vjeç 58, banues në Sheqishtë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë Parë Fier, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Elbasan

  • Më datë 13. 08. 2018, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, në banesë, është vetëhelmuar shtetasja E. K., vjeçe 37, banuese në këtë lagje, e cila vuante nga epilepsia dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Pukë

  • Më datë 13. 08. 2018, në fshatin Luf, në banesë, është vetëhelmuar me herbicide, shtetasi M. N., vjeç 83, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukë. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

  • Më datë 13. 08. 2018, ka shkuar në spitalin Lezhës shtetasja D. N., vjeçe 15, banuese në Lezhë, e cila në banesë dyshohet se ka konsumuar fostoksinë e cila më pas ka ndërruar jetë në QSUT Tiranë. Materialet referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim.