Marcelo pyetet për kalimin tek Juventus, mbrojtësi lë gjithçka hapur

Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Marcelo ka refuzuar të komentojë kur është pyetur nëse ai do ti bashkohet Cristiano Ronaldos në Juventus. “Nuk është momenti i duhur për të folur për këtë”

30 vjeçari është shok i ngushtë i Ronaldos dhe është lidhur me një ribashkim me të në Torino.

Duke folur në konferencën për shtyp në Super Kupën e Europës ku Los Blancos do të luajnë kundër Atletico Madridit, Marcelo i është përgjigjur specifikisht këtyre thashethemeve.

“Nuk dua të flas për këtë gjë tani. Ne jemi këtu për një finale dhe nuk është koha për të diskutuar për këtë gjë”.

Nëse Marcelo do të shkon në Juventus, atëherë kjo do të thotë që Alex Sandro do të kaloi në Paris Saint-Germain.

Marcelo është në Madrid që nga janari i vitit 2007 dhe ka kontratë me mbretërit deri më 2022.