Ramos vazhdon luftën me Kloppin: Nuk është finalja e parë që...

Ylli i Real Madridit ka vazhduar të jep përgjigje interesante pas kritikave që ai kishte marrë në finale të Ligës se Kampionëve

Sergio Ramos ja ka kthyer përsëri kritikat Jurgen Klopp pasi që ky i fundit e kishte kritikuar atë për lojën e ashpër që bëri në finale të Ligës se Kampionëve.

Ramos është bërë armiku numër 1 i Liverpoolit kur nxjerri krahun e Mohamed Salah qysh në fillim të ndeshjes, e njëjtë më vonë më qellim kishte goditur me bërryl në kokë Loris Karius.

Klopp e kishte kritikuar publikisht Ramosin, duke e quajtur spanjollin “mundës” gjatë një konference për shtyp kur është pyetur për këtë temë.

Kur Ramos është pyetur për Kloppin të premten, ai ka theksuar se nuk është hera e parë që Klopp e shijon humbjen në finale.

“Nuk do të thosha gjë për këtë problem. Të gjithë kanë pike vështrimet e tyre që unë i respektoj. Nuk kisha qëllim që t’ia nxjerrja krahun Salahut, sepse ai e kapi. Nëse Jurgen Klopp dëshiron të gjej arsye për humbje, kjo nuk është finalja e parë që ai ka humbur, por në fund ai është një trajner i madh dhe unë e kam votuar për trajner të vitit”, ka thënë Ramos.